Maqedoni
SHA: ligjet të jenë të zbatueshëm në praktikë
24.11.2014 17:24
Ligji për Procedurat Kontestimore ka nevojë për ndryshime dhe plotësime, sepse ndërhyrja e vitit 2010 në disa dispozita...

Ligji për Procedurat Kontestimore ka nevojë për ndryshime dhe plotësime, sepse ndërhyrja e vitit 2010 në disa dispozita të ligjit ka shfaqur dilema të shumta tek puna praktike e avokatëve dhe gjyqtarëve.
Shoqata e Avokatëve propozon që të intervenohet në dispozitën e parashtresave dhe urdhërpagesave.
“Reformat në urdhërpagesat nuk e arritën qëllimin e tyre, sepse po të kishin arritur qëllimin, nuk do të kishim Ligjin për Disiplinë Financiare. E njëjta ndodh edhe te neni 235, ku është theksuar se ekspertiza realizohet si dëshmi nëse paditësi atë e dorëzon së bashku me padinë, ose nëse i padituri e dorëzon atë me përgjigjen e padisë dhe po kjo dispozitë mendoj se në praktikë na shkakton problem”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Avokatëve, Danica Miladinova.
“Dorëzimi elektronik dhe kthimi i urdhërpagesës si një procedurë e veçantë civile, vlerësoj se janë zgjidhjet për arkëtimin e shpejt të borxhit të pakontestuar”- tha avokati, Goran Asiç.
Nga Shoqata e Avokatëve vlerësojnë se të gjitha ndërhyrjet ligjore në sferën e procedurës civile duhet të realizohen dhe propozohen në bazë të analizave të bëra në punën praktike, sepse jo gjithmonë rregullat e shkruara korrespondojnë me punën praktike.
SANIJE KASAMI
