Maqedoni

Bytyqi: Paga minimale ka shënuar rritje për 1,7%.

01.04.2021 15:22

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi....

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, deklaroi se paga minimale ka shënuar rritje prej 1,7 për qind, bazuar në rritjen e BPV-së dhe kjo është terminologji botërore e cila praktikohet. Vitin e kaluar vendi kishte rënie të BPV-së prej 4,5 për qind, tha Bytyqi, sipas të cilit paga minimale synohet të arrihet deri më 18 mije denarë, ndërsa paga mesatare 36 mijë denarë. Sipas tij, vendi do të flasë edhe për pagën minimale prej 20 mijë denarësh, por atëherë kur nuk do të flitet për krizë ekonomike. 
 
“Këtu flas për masat nga programi operativ për punësim, ku pothuajse 30 për qind e atyre që do të jenë të targetuar do të jenë të rinj. Plani operativ nuk është i përbërë vetëm prej një mase. Por, në masat operative, të rinjtë janë të prirë që të aplikojnë edhe për masat e vetpunësimit në grande prej 5000 – 10000 mijë euro, është pastaj masa e punësimit tek punëdhënësi i njohur përmes të cilës të rinjtë targetohen.”,- deklaroi ndihmëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Osmani: Të rinjtë po i humbin shpresat
 
Kryetari i Organizatës, Racio Fahmi Osmani, potencoi se të rinjtë çdo ditë e më shumë po e humbin besimin se situata për ta do të jetë më e mirë.
 
“Dita ditës të rinjtë e kanë humbur besimin se një ditë do të bëhet më mirë këtu, ndërsa ne vazhdimisht me përkrahjen tonë mundohemi t’i motivojmë duke organizuar aktivitete të ndryshme.”,- tha Fahmi Osmani nga Shoqata “Racio”.
 
Në panel diskutimin me të rinjtë u theksua se Qeveria përmes politikave iu ndihmon të rinjve edhe në periudhën e Kovidit dhe pas tij. Po ashtu u bisedua edhe për planin operacional për punësim për të cilin janë ndarë 1,5 miliard denarë, për garancinë e të rinjve, si dhe për kyçjen e tyre në projektet e Ministrisë së Bujqësisë, por edhe për Fondet për projektet inovative. 
 
FITIM KRYEZIU