Maqedoni
Selmani: Regjistrimi duhej të fillonte, për mosveprim parashihet ndëshkim
01.04.2021 15:31
Për mosveprim, ashtu siç urdhëron ligji, ka ndëshkushmëri penale....

Për mosveprim, ashtu siç urdhëron ligji, ka ndëshkushmëri penale. Kështu e vlerëson njohësi i çështjeve juridike, Bashkim Selmani, situatën e krijuar me Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Neni 4 i Ligjit të Regjistrimit të Popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut i miratuar në janar të këtij viti thotë (1) Regjistrimi do të zbatohet në periudhën nga 1 deri më 21 prill 2021. (2) Regjistrimi do të zbatohet sipas gjendjes më 31 mars 2021 në orën 24:00 (momenti kritik i Regjistrimit). Bazuar në këtë nen të Ligjit, Selamani thekson se kemi hyrë në fazën ku ligji ka fuqi absolute, prandaj edhe nevojitet veprim konkret edhe në terren.
“Në këtë rast prej sot duhet të fillojë regjistrimi ngaqë mënyra legjislative e abrogimit të ligjit detyrimisht duhet të bëjë Kuvendi me sjelljen e ligjit tjetër për ta abroguar këtë ligj dhe çdo veprim tjetër ka përgjegjësi personale, e patë edhe deklaratën e fundit edhe të drejtorit të entit statistikor ku ai merr përsipër dhe është veprim penal derisa të arrihet abrogimi i këtij ligji, ligji aktual është në fuqi.”,- tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani njëherit thekson se kjo situatë e krijuar nga tavolinat e bisedimeve dëmtojnë edhe aspiratat e Maqedonisë për tu bërë pjesë e BE-së.
“E ashtuquajtura “Skopska platforma” rrënon gjithçka që është në funksionim të shteti dhe së drejtës dhe akoma më shumë përforcon këto dy parti të mëdha dhe duke i vënë partitë politike shqiptare në thirrje morale dhe thjesht në dyshimin dhe pasurinë e votuesve se vallë pse ne duhet zgjedhim partitë politike shqiptare ku vendimmarrja politike mbi kushtetutën dhe ligjin është VMRO dhe LSDM. Dhe kjo platformë e Shkupit nuk i bën nder shteti por na dëmton gjithë neve edhe në aspektin moral edhe atë juridik edhe atë ndërkombëtar që Maqedonia nuk ka tendenca për të aderuar në BE.”,- u shpreh profesori universitar, Bashkim Selmani.
Selmani më tej shton se ky konfuzitet që e krijon klasa politike dëmton edhe reputacionin e vendit karshi BE-së duke pasur parasysh se bëhet fjalë për çështje rëndësinë e procesit që ka regjistrimi.
ZEKIRJA MEXHITI
