Maqedoni

Shtyrja e regjistrimit në Kuvend, përplasje mes deputetëve të partive shqiptare

01.04.2021 15:41

Kuvendi vendosi në rend dite për diskutim shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimet në kodin zgjedhor...

Me 95 vota “për” dhe 7 “kundër” Kuvendi ka miratuar nevojën e Ligjit për shtyrjen e regjistrimit. Pasi propozimligji është propozuar me procedurë të shpejtë dhe me yll evropjan Ligji kalon për shqytrim ne Komisionin për Çështje Evropiane dhe më pas do të kthehet për miratim në kuvend. Po ashtu Kuvendi me 102 vota “për” dhe asnjë kundër ka votuar nevojën për dy ndryshime ne Kodin Zgjedhor, të cilat kanë të bëjnë për votimin me shenjat e gishtërinjëve dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve lokale. Propozimi për shtyrjen e regjsitrimit shkakatoi përplasje mes deputetëve të partive shqiptare.
 
Deputetit të koalicionit Aleanca – Alternativës, Skender Rexhepi, këmbënguli që shtyrja e regjistrimit të hiqet nga rendi i ditës i cili ka prapavijë politike dhe jo shëndetësore, ndërkaq kontestoi votimin e rendit të ditës pasi nuk iu lejua marrja e fjalës, duke iu ndalur mikrofoni.
 
“Kjo s’ka të bëj me demokraci, kjo është shkelje e rregullores, shkelje e vlerave që i kemi ne këtu. Ky proces i votimit duhet të anulohet sepse ne nuk kemi marrë pjesë në proces të votimit. Kërkoj nga deputetët e BDI-së mos ta përkrahin këtë propozim ligj, mos të lejojnë që të dëmtohen çështjet shqiptare, të mos lejojnë të na përsëritet 2011-ta dhe 12-ta.”,- tha deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi.
 
Reaguan nga BDI duke mos përfillur kërkesat e deputetit Rexhepi.
 
“Na I keni mbyllur të gjitha dyert e bashkëpunimit, vetë i kërkoni takimet me zotin Mickovski, zotin Zaev, ndërsa nuk përgjigjeni në ftesat që I bën BDI për t’u ulur nën një tryezë të përbashkët, të bashkërendimit të aktiviteteve si parti politike shqiptare, dhe në çfarë politika t’iu mbështesim.”,- theksoi deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.
 
Nga qeveria kërkuan mbështetjen e deputetëve, pasi shtyrja sipas tyre bëhet për arsye shëndetësore.
 
“Për shkak të nevojës së imunizimit të popullsisë dhe për shkak të gjendjes aktuale të shkaktuar nga virusi KOVID19 dhe në përputhje me rregulloren e kuvendit, kërkojmë nga deputetët të mbështesin miratimin e këtij propozim ligji me procedurë të shkurtuar.”,- theksoi zëvendësministri i drejtësisë, Agim Nuhiu.
 
Për dallim nga shtyrja e regjistrimit deputetët njëzëri nevojën për të miratuar ndryshimet ligjore të Kodit Zgjedhor me të cilat parashikohet që zgjedhjet lokale të mbahen në pjesën e dytë të muajit tetor si dhe gjatë votimit të shfrytëzohen aparate për marrjen e shenjave të gishtërinjve. Vijoi pauzë me kërkesë të deputetit Rexhepi për të koordinuar veprimet sa i përket regjistrimit.
 
MERAL ISMAILI