Maqedoni
Rexhepi: Do të përpiqemi të mos e shtyejmë regjistrimin
01.04.2021 15:52
ASh-AAA këmbëngulin në mos-shtyerjen e regjistrimit të popullsisë për në shtatorë....

ASh-AAA këmbëngulin në mos-shtyerjen e regjistrimit të popullsisë për në shtatorë. Përkundër miratimit të nevojës për ndryshimet e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë dhe Amvisërive me procedurë të shkurtër dhe flamur evropian në kuvend nga ky koalicion paralajmëruan parashtrimin e amendamenteve teksa do të përpiqen që me badinter ta pengojnë miratimin e ndryshimeve të ligjit.
"Tanimë nuk mund të ketë shtyerje sepse ajo ishte e mundur deri dje, tani mund të ketë vetëm ndërprerje të regjistrimit, nuk do ta lejojmë dhe do të ftojmë në mirkuptim dhe vetëdije veçanërisht te deputetët shqiptarë që me badenter ta pamundësojmë këtë për arsye se kërkesa e dy liderëve një etnik Zaev-Mickovski nuk ishte për qëllime shëndetësore por për qëllime politike. Sigurisht se do të parashtrojmë amendamente.”,- tha deputeti i Alternativës, Skender Rexhepi.
Micevski: Nuk besoj se ASH-AAA ka shumicën e badenterit
Nga VMRO-DPMNE presin zbatimin e marrëveshjes për shtyerjen e regjistrimit dhe nuk besojnë që opozita shqiptare në kuvend të sigurojë shumicën e badenterit.
"Pres që të ketë arsyeshmëri në gjithë procesin sepse edhe Aleanca edhe Alternativa si opozitë njejtë si VMRO-DPMNE kanë ftuar në shtyerjen e regjistrimit duke pasur parasyshë gjendjen epidemiologjike në shtet dhe numrin e rritur të të infektuarve dhe të vdekurve. Pritjete mia janë se nuk do të ketë mundësi për shumicë të badenterit pasiqë dje në koordinim u deklaruam shumica e grupeve të deputetëve.”,- tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.
Zaev: Pres Kuvendi ti miratojë ndryshimet
Ndërkohë kryeministri Zaev beson se kuvendi do të miratojë së shpejti ndryshimet. Sipas tij nëse vonohet miratimi deri në daljen e registruesve në terren çdo fletregjistrim i bërë do të jetë i vlefshëm.
"Besoj se parlamenti sot apo nesër do të miratojë ndryshimet e ligjit për regjistrim që të mos ketë nevojë të dilet në teren të ndërpritet dhe më pas sërish të vazhdojë nga 5 shtatori. Regjistrimi zyrtarisht fillon që sot por fillon faza e përgaditore për aktivitetet në terren dhe besoj se do të menaxhohet. Por nëse përfundon kjo fazë dhe fillojnë aktivitetet në terren sepse nuk e dijmë se kur parlamenti do të miratojë vendimin, çdo fletregjistrim do të ruhet dhe do të jetë i vlefshëm.",- tha kryeministri Zoran Zaev.
Për BDI-në shtyerja e regjistrimit është vendim i duhur por deputetit i kësaj partie, Izet Mexhiti ka paralajmëruar se nuk do të mbështesë ndryshimet për shtyrjen e regjistrimit.
NAIM RAMADANI
