Sela dhe Gashi, takim virtual me ambasadoren amerikane
Ambasadorja amerikane në Shkup, Katie Marie Byrnes, ka realizuar një takim virtual me liderët e opozitës shqiptare...

Ambasadorja amerikane në Shkup, Katie Marie Byrnes, ka realizuar një takim virtual me liderët e opozitës shqiptare, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.
Në njoftimin e ambasadës thuhet se: “Ambasadorja Byrnes ka folur sot me liderët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për të theksuar nevojën për një opozitë konstruktive dhe të angazhuar. Ambasadori Byrnes inkurajoi të dy liderët të veprojnë si bashkëpunëtorë me të tjerët për zgjidhjen e sfidave urgjente me të cilat përballet vendi”, njoftim.
Në njoftimin e AlternAtivës, për takimin thuhet se kryetari Gashi, ka potencuar rëndësinë e fuqishme të procesit të regjistrimit dhe ligjin për shtetësi, si dy momente imediate për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve.
Ndërsa kreu i Ash-së, Ziadin Sela, në profilin e tij në facebook ka potencuar se në bashkë bisedimin me ambasadoren amerikane ka nënvizuar domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndjeshëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura.
Po ashtu Sela ka falënderuar ambasadoren Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut i Departamentin të Shtetit amerikan, e ka përfshi edhe çështjen e shtetësisë si shqetësim real i shoqërisë në RMV.
