OEMVP, kundër shtyrjes së regjistrimit
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka kundërshtuar shtyrjen e regjistrimit ë popullsisë...

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka kundërshtuar shtyrjen e regjistrimit ë popullsisë.
“OEMVP vlerëson se çdo iniciativë ligjore e cila do të rezultonte në shtyrjen e këtij procesi, duhet të ndërpritet menjëherë. Regjistrimi i popullsisë dhe i amvisërive si proces i të dhënave statistikore, paraqet një nga pengesat dhe anomalitë e planifikimit makroekonomik dhe zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi. Proces ky që në të kaluarën është politizuar dhe ka lënë peng zhvillimin ekonomik”,- thuhet në kumtesë.
"Plani për realizimin e regjistrimit në shtator nuk garanton që deri atëherë, do të kemi pasqyrë më të mirë epidemiologjike dhe rrjedhimisht valë tjetër të infektimeve. Apelojmë deri tek Kuvendi që ky proces i rëndësishëm statistikor për ekonominë e vendit, të vazhdojë e mos të shtyhet, duke respektuar kështu të gjitha protokollet shëndetësore për mbrojtje të popullatës, thuhet në kumtesën e OEMV-së.
