Maqedoni

Kovid-19, 29 të vdekur e 1402 të infektuar

01.04.2021 18:22

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 29 qytetarëve të vendit...

Në 24 orët e fundit virusi Korona u ka marrë jetën edhe 29 qytetarëve të vendit, ndërsa nga 3.978 të testuar, 1.402 kanë rezultuar të infektuar me Kovid-19.

Nga 29 të vdekurit, 10 janë nga Shkupi, tre nga Manastiri, dy nga Prilepi, dy nga Gostivari, dy nga Kavadari dhe dy nga Shtipi, si dhe nga një pacient në Kërçovë, Strumicë, Kumanovë, Koçan, Negotinë, Resnjë, Radovish dhe Demir Hisar. Betejën me virusin e kanë fituar 761 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend arrin në 131 mijë e 424, prej të cilëve 107 mijë e 740 janë shëruar, 3 mijë e 810 kanë vdekur, ndërsa 19 mijë e 874 janë raste aktive.