Arkivi shtetëror shënon 70 vjetorin e themelimit
Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut ka shënuar sot 70 vjetrin e themelimit...

Drejtori i Arkivit Shtetëror, Emil Kërstevski, në fjalën e tij me këtë rast theksoi se ky institucion është ndërtuar si një institucion i rëndësishëm shtetëror në 70 vitet e kaluara dhe është thesar i dokumenteve origjinale, letrave, fotografive dhe materialeve të tjerë nga revolucionarë të njohur të Ilindenit, edukatorë dhe shkrimtarë, artistë, aktivistë socialë, si dhe dokumente nga proceset, ngjarjet dhe personalitetet më të rëndësishme politike dhe historike për vendin tonë.
Ndërsa Kryeministri Zoran Zaev, vlerësoi se “Ky institucion është themeli i identitetit, dëshmitar i historisë, kulturës dhe traditës sonë dhe pa dyshim që ka një rol domethënës, mbi të gjitha, si mbrojtës i kujtesës sonë kolektive dhe vlerave kombëtare”.
