Maqedoni
Sot protestohet në Shkup kundër aktgjykimit për rastin “Monstra” dhe rasteve të montuara
02.04.2021 09:23
Sot prej orës 14:00, në Shkup do të mbahet protestë kundër aktgjykimit të rastit “Monstra”...

Sot prej orës 14:00, në Shkup do të mbahet protestë kundër aktgjykimit të rastit “Monstra” dhe rasteve tjera të montuara.
“Kemi mbështetje nga shumë lëvizje dhe shoqata të ndryshme joqeveritare, që na inkurajojnë të vazhdojmë me protesta që njëherë e mire t’ua mbyllim derën skenarëve të mëhershme dhe atyre në të ardhmen këtyre rasteve të shëmtuara dhe të montuara për politika ditore në kohë dhe periudha të ndryshme”, tha të mërkurën kryetari i Këshillit Organizativ për protestat kundër aktgjykimit për rastin “Monstra”, Bedri Ajdari.
Protesta do të fillojë nga parku i Çairit deri para Qeverisë.
