Maqedoni
2 prill, dita botërore e ndërgjegjësimit për autizmin
02.04.2021 10:29
Fëmijët me autizëm janë mes personave më të cënuar në shoqërinë tonë....

Fëmijët me autizëm janë mes personave më të cënuar në shoqërinë tonë. Numri i tyre rritet vazhdimisht, duke krijuar nevojën për krijimin e mundësive reale për zhvillimin e tyre, si dhe largimin e paragjykimeve dhe qëndrimet negative në lidhje me ta. Personat me autizëm shpesh herë vuajnë nga përjashtimi shoqëror.
Dita e sotme botërore për ngritjen e vetëdijes për autizimit ka për qëllim që në qendër të vëmendjes tI vendos pengesat me të cilat përballen për çdo ditë fëmijët dhe personat me autizëm, por dhe të tjerët që për çdo ditë jetojnë me autizmin. Për shkak të pranisë në rritje në media dhe njohuritë e përgjithshme, autizmi është problem që po merr gjithnjë e më shumë mirëkuptim.
2 Prilli si Ditë Ndërkombëtare për ngritjen e vetëdijes për autizmin shënohet nga viti 2008, me propozim të Katarit dhe me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Që nga atëherë, në të gjitha vendet anëtare, në këtë ditë organizohen ngjarje që kanë për qëllim të tërheqin vëmendjen për sfidat me të cilët përballen kjo kategori e qytetarëve dhe familjet e tyre.
Në Shkup, kjo ditë do të shënohet me vrapim simbolik në kejin e Vardarit.
