Maqedoni

Vazhdon regjistrimi në diasporë, 697 të resgjistruar në një ditë

02.04.2021 10:47

Megjithëse në vend procesi i regjitsrimit do të duhet të shtyhet, regjistrimi në diasporë vazhdon...

Megjithëse në vend procesi i regjitsrimit do të duhet të shtyhet, regjistrimi në diasporë vazhdon. Por edhe dje edhe sot numri ka rënë edhe përkundër faktit që gjatë javës regjistrohen më pak mërgimtarë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika nga dje deri sot,  janë regjistruar 697 mërgimtarë që jetojnë përkohësisht jashtë vendit.

“Evidenca nga vetë-regjistrimi tregon shifrën prej 178.572 qytetarë të RMV-së që jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetë-regjistruar në aplikacionin elektronik që nga fillimi i këtij procesi, më 1 mars, deri më sot”, thonë nga ESHS.