Botë
Francë, shënohen mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19
02.04.2021 11:41
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 50.659 raste të reja me koronavirus....
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 50.659 raste të reja me koronavirus.
Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se me 50.659 rastet e reja në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 4.695.082 ndërkohë me 314 vdekje numri i viktimave ka arritur në 95.976.
Në spitale vazhdojnë trajtimin 28.581 persona, prej të cilëve 5.109 në kujdes intensiv, ndërkohë që bëhet e ditur se vazhdon rritja e numrit të personave që ndodhen në kujdesin intensiv.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori 2020 e deri më tani numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 8.806.108 ndërsa 2.956.205 prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
