Maqedoni

Shtyrja e regjistrimit sot duhet të kalojë në komision Juridik-ligjvënës

02.04.2021 09:45

Në Komisionin Juridik-ligjvënës në Kuvend, është caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohet Ligjin për shtyrjen e regjistrimit

Në Komisionin Juridik-ligjvënës në Kuvend,  është caktuar seancë në të cilën do të shqyrtohet Ligjin për shtyrjen e regjistrimit dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pritet që ndryshimet ligjore të kalojnë në Komision dhe më pas ndryshimet kthehen në seancë plenare për votim.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi duhet të caktojë seancën kur të përfundojë raporti i komisioneve.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, i cili është kryetar i komisionit,  tha se ka mundësi që sot të mbahet edhe seanca plenare.

Kuvendi e nisi dje procedurën për nevojën e miratimit të ndryshimeve ligjore, ndërsa pasdite ajo u kalua në Komisionin  amë.