Maqedoni

0800 88 500, Avokati i Popullit me linjë të re SOS për fëmijët

02.04.2021 12:46

Zyra e Avokatit të Popullit promovoi linjën telefonike falas SOS për fëmijë, të cilët, duke telefonuar në 0800 88 500...

Zyra e Avokatit të Popullit promovoi linjën telefonike falas SOS për fëmijë, të cilët, duke telefonuar në 0800 88 500, do të mund të kërkojnë këshilla nga profesionistë ose të tregojnë shkeljet eventuale të të drejtave të tyre. Linja e re u hap si rezultat i numrit të shtuar të ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve. 

"Numri i shtuar I ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve, të paraqitura nga prindër të fëmijëve, të afërm ose persona të tjerë, si dhe nga vetë fëmijët, kërkojnë dhe tregojnë se Avokati i Popullit duhet të ketë një linjë falas ku ata mund të telefonojnë, të kërkojnë këshilla, të shprehin mendimet e tyre për shkeljet, abuzimet e mundshme dhe neglizhimin.", tha Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendës Avokate e Popullit.
 
Projekti u realizua në bashkëpunim me Makedonski Telekom, dhe me organizatën joqeveritare "Jeta ime", e cila vitin e kaluar, në formën e një peticioni, u përpoq të krijonte një projekt të tillë.
 
"Si udhëheqës të teknologjisë, ne gjithmonë e vendosim teknologjinë në shërbim të njerëzve. Linja e fëmijëve SOS është një mënyrë e thjeshtë për t'u dhënë mundësi fëmijëve dhe të rinjve të flasin drejtpërdrejt me profesionistë, të kërkojnë ndihmë, këshilla dhe që zëri i tyre të dëgjohet.", Nikola Ljusev, drejtor ekzekutiv i “Telekomi i Maqedonisë”.
 
"Liderët e Rinj" është një projekt ku të gjithë fëmijët e të gjitha kombësive mund të shpreheshin lirisht dhe të ishin në qendër të vëmendjes, siç e meritojnë. Kjo është arsyeja pse ne vendosëm të fillojmë nënshkrimin e një peticioni për një telefon SOS me Avokatin e Popullit. Peticioni deri më tani është nënshkruar nga mbi një mijë qytetarë.", tha Gent Toska nga OJQ "Jeta Ime".
 
Ekspertët nga Departamenti për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Personave me Aftësi të Kufizuara do të jenë në dispozicion të fëmijëve çdo ditë pune nga ora 8 e mëngjesit deri në 4 pasdite.
 
MERITA GASHI