Maqedoni

VMRO-DPMNE: As vaksina as imunizim, vetëm tenderët përparojnë

02.04.2021 13:54

VMRO DPMNE ka vazhduar sulmet ndaj pushtetit që e akuzon se në vend të mendojë për sigurimin e vaksinave dhe imunizimin e popullatës...

VMRO DPMNE ka vazhduar sulmet ndaj pushtetit që e akuzon se në vend të mendojë për sigurimin e vaksinave dhe imunizimin e popullatës, preokupohet vetëm për tenderët. Opozita akuzon se edhe pas një viti nga publikimi skandaloz i dokumenteve që familja e Venko Filipces, së bashku me zëvendësin e tij dhe fituesin e tenderëve prej miliona eurove  në shtëndetësi, po ndërtojnë së bashku në Vodno, organet kompetente nuk kanë ndërmarë asgjë. 
 
"Nuk ka vaksina, nuk ka receta, nuk ka ilaçe, personeli shëndetësor është i rraskapitur, nuk ka shtretër spitalorë, nuk ka oksigjen në spitale, sistemi shëndetësor po shembet, por kazermat e Venko Filipce në Vodno po përparojnë! Maqedonia po përballet me masakrën më të madhe të popullsisë, qytetarët po migrojnë në vendet e tjera për t'u vaksinuar, por objektet në Vodno po përparojnë! Pyetjet që mbetën pa përgjigje janë se si me paga administrative, mund të kesh mbi 15.500 metra katrorë pronë në Vodno, çfarë planifikoi të ndërtonte dhe për çfarë marrëveshje biznesi mendoi në vend të vaksinimit? Një vit i tërë ka kaluar, nuk ka asgjë nga hetimi për përgjegjësi, se si një fitues i miliona tenderëve, ndërton mbi 13,000 m2 në Vodno me nënshkruesit e atyre tenderëve. Gjatë gjithë vitit, Ministria e Shëndetësisë drejtohet nga partnerë ndërtimi, së bashku me fituesin e miliona tenderëve në shëndetësi!", tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.