Botë

VV-ja nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancën për presidentin

02.04.2021 14:42

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme...

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
 
Zyrtari në VV, Përparim Kryeziu i tha Kohës se seanca pritet të mblidhet brenda orëve të pasdites të së premtes.
 
“Janë mbledhur nënshkrimet për seancë, për votim të suksesshëm nuk e di. Gjasat janë që po, pasdite te mbahet, por nuk është vendosur ende. Pritet të vendoset pas mbledhjes së kryesisë”, tha Kryeziu.
 
Siç mëson Koha, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit pritet të mbahet në orën 15:00.