Maqedoni
Tetovë, Fillon vaksinimi me 800 dozat e para
02.04.2021 14:51
Ka filluar vaksinimi kundër Covid 19 edhe në qytetin e Tetovës...

Ka filluar vaksinimi kundër Covid 19 edhe në qytetin e Tetovës. Për momentin ka 800 doza të Vaksiniave Astrazeneca që mund t’i marrin personat mbi moshën 77 vjecare. Nga qendra për vaksinimi thonë se proceci ka shkuar mirë dhe vetëm tre persona nga 33 të paraqitur, nuk kanë ardhur në orarin e caktuar për vaksinim
"Për momentin në Tetovë kemi 800 doza. Ato të cilët mund t’i marrin të parapara janë mbi moshën 77 vjeç. Deri më tani në bazë të udhëzimeve që janë caktuar vetëm tre persona nuk na janë paraqitur. Ndërsa deri tani 30 persona kanë arritur, nga ora 8, çdo gjë është në rregull vetëm tre persona munges kemi.", tha Kujtime Ibrahimi, përgjegjëse e vaksinimit.
Qytetarët të cilët i takuam pasi kishin marr vaksinimin thanë se ndjehen shumë mirë.
"Ndjehem shumë mire. Nuk ka ndonje gjë që më shqetëson. Unë kërkoj nga gjithë bashkemoshatarët e mir që ta marrin vaksinën, pasi ajo ështe shëruese për njerin duhet të dije atë.", tha një qytetar.
Situata me Covid 19 në Tetovë është me kritike se nëntorin e vitit kaluar thonë nga qendra Covid. Spitali Modular pret leje nga Ministria e shëndetësisë dhe vendosjen e oksigjenit dhe i njejti të jetë gati për qytetarët. Të hospitalizuar aktualisht në repartin infektiv, janë 52 pacientë me sëmundje kronike, shumica në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata apelojnë nga qytetarët që t’i respektojnë masat anti Covid dhe nëse janë pozitivë, të izolohen bashkë më familjen .
VISAR SADIKI
