Maqedoni

Kërçovë filloi vaksinimi, mbi 30 pacientë u vaksinuan

02.04.2021 15:30

Procesi i vaksinimit në Kërçovë, realizohet në kushte të përshtatshme dhe sipas protokoleve të organeve kompetente shëndetsore...

Procesi i vaksinimit në Kërçovë, realizohet në kushte të përshtatshme dhe sipas protokoleve të organeve kompetente shëndetsore. Gjatë ditës së sotme janë vaksinuar 30 pacientë të grupmoshës së vjetër të cilët nuk kanë shfaqur ankesa për efekte anësore pas marrjes së vaksinës. 
 
Qendra spitalore e Kërçovës i ka marrë të gjitha masat për realizimin e procesit të vaksinimit. Brenda ditës janë vaksinuar mbi 30 pacientë të moshës mbi 77 vjeçare. Para disa ditësh arritën 500 vaksinat e tipit Astra Zeneka me të cilat sipas planifikimit të caktuar nga mjekët amë, do të vaksinohen nga 50 pacientë në ditë, thotë Dr. Xhabir Bajrami, drejtor në shtëpinë e Shëndetit, i cili shton se në ditën e parë të vaksinimit nuk ka pasur probleme apo ankesa për efekte anësore të vaksinës te pacientët. 
 
Kushtet ku zhvillohet vaksinimi janë të përshtatshme ndërsa vaksinimi realizohet nga një ekip i trajnuar i cili paraprakisht bën kontrollet e zakonshme ndërsa më pas evidenton dhe planifikon  datën e rivaksinimit.
 
SHABAN DALIPI