Botë

Kurti: Njëherë presidentin, ndryshe shkojmë në zgjedhje

02.04.2021 15:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimisht do të zgjidhet çështja e Presidentit të Kosovës...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se fillimisht do të zgjidhet çështja e Presidentit të Kosovës, në të kundërtën, do të shkohet në zgjedhje të reja.
 
”Jemi duke menaxhuar më së miri që është e mundshme sot. Kemi evidentuar problemin, por s’mund t’i eliminojmë shkaqet as këtë javë as javën e ardhshme. Gabimet e para disa vjetëve nuk mund t’i zgjidhim këtë javë as javën e ardhshme. Por njëherë do ta zgjedhim presidentin. Është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve, në mënyrë që ta kemi mandatin katërvjeçar, përndryshe: shkojmë në zgjedhje.”, tha Albin Kurti, kryeministër i Kosovës.