Maqedoni
Kovid 19, Mjekët: Vaksinat arma më e fortë kundër virusit
02.04.2021 15:58
Vaksina është arma më e forte kundër virusit korona, efikasiteti I saj është 90% dhe parandalon formën e rëndë të sëmundjes, vlerësojnë mjektë...

Vaksina është arma më e forte kundër virusit korona, efikasiteti I saj është 90% dhe parandalon formën e rëndë të sëmundjes, vlerësojnë mjektë. Përderisa nuk ka ilaçe, vaksina, kjo është mënyra e vetme që të kthejmë jetën para pandemisë. Mjekët ju bëjnë thirrje qytetarëve për imunizim masiv. Vlerësojnë se vaksina është e sigurtë për të gjithë grupmoshat. Por thonë se është e preferuar që vaksina të merret para hemo-terapisë.
“Marrja e vaksinës një ditë apo dy dytë pas hemo-terapisë, mund të pritet që përgjigjja e imunitetit të jetë më e dobët dhe efikasiteti I vaksinës të jetë më i dobët. Prandaj në qoftë se mundet, vaksinimi është mirë të bëhet para hemo-terapisë, apo shtatë ditë pas hemoterapisë.”, tha Aleksandar Petliçovski, drejtor i institutit për imunologji.
Vaksinimi në Serbi me AstraZeneka, Grozdanova: Të gjitha vaksinat janë të sigurta
Ndërkohë që vaksinimi I grupmoshave më të vjetra se 75 vjeç po vazhdon në puntet e vaksinimit me vaksinën “AstraZeneka”. Për vaksinimin grupmoshave më të reja me këtë vaksinë ministri Filipçe tha se po presin qëndrimin zyrtar të Agjencisë Evropiane të Barnave. E qytetarët që këtë vaksinë e kanë marrë në Serbi nuk duhet të shqetësohen thotë mjekja Grozdanova. Sipas saj, “Astra Zeneka” është një nga vaksinat më të sigurta dhe efektet anësore janë të rralla.
“Nuk ka nevojë të krijohet panikë te të gjithë ato persona të cilët e kanë marrë vaksinën Astra Zeneka. Njëra nga vaksinat më cilësore dhe më të sigurta dhe është një nga vaksinat më të hershme, pasi është vaksina e parë e regjistruar në Britani të Madhe. Incidenca e këtyre efekteve është relativisht shumë e ulët, për të thënë se ajo paraqet rrezik për pacientët që e marrin.”, tha Aleksandra Grozdanova, kryetare e komitetit për imunizim.
Megjithatë mjekët apelojnë që qytetarët edhe pas marrjes së vaksinave duhet të respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga virusi korona.
ERSAN PAJAZITI
