Maqedoni

Ndryshimet në Ligjin për Regjistrim, në seancë plenare

02.04.2021 16:16

Në çdo çast pritet të vazhdojë seanca e 38 e Kuvendit, ku duhet të miratohet propozim ligji për pezullimin e regjistrimit...

Në çdo çast pritet të vazhdojë seanca e 38 e Kuvendit, ku duhet të miratohet propozim ligji për pezullimin e regjistrimit që do të mbahej nga 5 deri më 30 shtator dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që parashikojnë zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.
 
Seanca u shty për më pak se një orë me kërkesë të kordinatorit të grupit parlamentar të ASh-së dhe Alternativës. Opozita shqiptare shprehu pakënaqësi për rradhitjen e deputetëve të paraqitur për fjalë.
 
"E kemi dorëzuar listën e të gjithë folësve nga koalicioin ash aaa dhe shperosjmë që si ka qenë gjithnjë rregul të dorëzohet lista e në bazë asaj të flitet. Nëse ju e ndryshoni këtë rregull, do e rregullojmë edhe ndryshe po atëherë  na siguroni susta që të vendosim sib ëhet paraqitja që të mos krijojmë problem mes deputetëve. Kërkoj një orë pauzë që të evidentohet kjo cështje e të rregullohet.", tha Skënder Rexhepi nga ASh-Alternativa.
 
"Listat dorëzohen para fillimit të seancës. Më tregoni ndonjë rast në 8 muajt e fundit që ka ndodhur që listën për debat në pikat e rregullta t’ua kem kërkuar para seancës , po në vetë seancë deputetët prezentë, në pamundësi që të mbajmë evidencë, kemi pasur marëveshje që brenda atij një minuti të dorëzohet lista këtu.", tha Talat Xhaferi, kryetar Kuvendi.