Dibër dhe Qendër Zhupë, imunizimi fillon javën e ardhëshme
02.04.2021 16:30
Sot duhej të fillojë imunizimi i qytetareve të Dibrës dhe Qendër Zhupë....

Sot duhej të fillojë imunizimi i qytetareve të Dibrës dhe Qendër Zhupë, kundër Covid-19. Për këtë qëllim janë siguruar 88 doza vaksina nga Astra Zeneka përmes programit Covax.
Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Dibër Baki Halili, thotë se intitucioni që drejton i ka kryer pregaditjet, janë të angazhuar 2 mjekë, 2 infermiere dhe 1 teknik, mirëpo vaksinimi u shty për javën e ardhshme pasi pacientët është dashtur të aplikojnë në sistemin “ Termini im” në konsultim me Mjekët Amë. (Atli Dema, TVM2)
