Vaksinim në Ballkanin Perëndimor, kryeson Serbia, Shqipëria vaksinon 20.000 në ditë
Më shumë se 610 milionë doza vaksinash....

Më shumë se 610 milionë doza vaksinash janë administruar në të gjithë botën, e barabartë me 7,9 të tilla për çdo 100 persona.
Ekziston tashmë një hendek i fortë midis programeve të vaksinimit në vende të ndryshme, me shumë vende që akoma që nuk kanë raportuar një dozë të vetme.
Po, si paraqitet gjendja në Ballkanin Perëndimor? Maqedonia e Veriut, ka pranuar aktualisht 78 100 doza të vaksinave. Fillimisht nga Serbia u siguruan 8 100 vaksina BioNTech/Pfizer, ndërsa më pas, në vend arritën 6 000 vaksina Sputnik V nga Rusia. Deri më tani janë vaksinuar 7 735 persona.
Shqipëria ka siguruar 2,7 milionë vaksina antiCovid-19, 282 520 prej të cilave kanë mbërritur në vend. Atje çdo ditë vaksinohen rreth 20 000 persona ose 155 463 vaksinime në total.
Më 28 mars Kosova ka pranuar 24 000 doza nga vaksina AstraZeneca, në kuadër të 100 800 dozave që Kosova do të marrë falas nga programi COVAX. Në Kosovë, deri janë vaksinuar 679 persona.
Serbia, edhe për nga furnizimi me vaksina por edhe sa i përket vaksinimit të shtetasve të saj , renditet e para në mesin e vendeve të rajonit. Serbia është furnizuar me mbi 2,3 milionë doza të vaksinave të prodhuesve të ndryshëm, deri dje janë vaksinuar 1 435 000 persona me dozën e parë, ndërsa 1 017 000 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
Mali i Zi deri më tani është furnizuar me 68 mijë vaksina. Prej tyre, 30 mijë janë të kompanisë kineze Sinopharm, 14 mijë vaksina ruse Sputnik V dhe 24 mijë doza AstraZeneca nëpërmjet programit COVAX. Deri më 28 mars, atje është vaksinuar 2,9% e popullsisë.
Në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet programit COVAX kanë mbërritur 23 400 doza të vaksinës BioNTech-Pfizer dhe 26 400 doza AstraZeneca. Republika Srpska ka siguruar 42 000 doza vaksina Sputnik V, ndërsa Serbia i ka dhënë donacion Bosnje-Hercegovinës 10 mijë doza shtesë. Deri më 23 mars janë vaksinuar gjithsej 7258 persona. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)
