“Covid-19”, mbi 105 milionë të shëruar në mbarë Botën

02.04.2021 17:16

Numri i personave që janë shëruar....

Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 105 milionë

Tri vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA ku të shëruarit janë pak më pak se 24 milionë, pas tyre vjen India dhe Brazili me mbi 11 milionë të shëruar. Vendet e tjera kanë prej  4 milionë të shëruar .

Këtu listën e kryeson  Rusia,  Britania e Madhe,  Spanja, Turqia,  Italia, Gjermania Kolumbia dhe Argjentina.

Në të gjithë botën ende janë në trajtim mbi 22 milion persona. Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, nga Covid 19 janë infektuar mbi  130 milion  persona dhe janë regjistruar  2 milion e 842 mijë e 768 të vdekur.