Dita Botërore e ndërgjegjësimit për autizmin, Baki: Trajtimi i autikëve nuk duhet të ndërprehet

02.04.2021 17:41

Kushte e vështira dhe mënjanimi nga shoqëria...

Kushte e vështira dhe mënjanimi nga shoqëria i fëmijëve me autizëm, ka nxitur shënimin e Ditës Botërorë të Autizmit. 

Në vendin tonë, qendrat për trajtimin e autikëve, kanë hasur në shumë vështirësi për shkak të pandemisë. Logopedja Baki thotë se trajtimi i autikëve nuk duhet të ndërprehet në asnjë mënyrë sepse kjo mund të rikthej në gjendjen e mëparshme dhe i gjithë mundi bije në ujë nëse ndërpritet.

“Koha e pandemisë normalisht na ka kufizuar në shumë gjëra, jo vetëm në Qendrën tonë dhe terapitë tona, gjithësesi ne mundohemi që në bazë të protokolleve të krijojmë kushtë, në këtë periudhë të vështir dhe të jemi sa më afër fëmijëve me atuzim dhe fëmijëve të tjerë më ngecje ne zhvillim” – ta logopedja, Tuba Baki.

Dita e sotme botërore për ngritjen e vetëdijes për autizimit ka për qëllim që në qendër të vëmendjes t`i vendos pengesat me të cilat përballen për cdo ditë fëmijët dhe personat me autizëm, por dhe të tjerët që për cdo ditë jetojnë me autizmin.

2 Prilli, si Ditë Ndërkombëtare për ngritjen e vetëdijes për autizmin shënohet nga viti 2008, me propozim të Katarit dhe me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)