“Covid 19”, 50 viktima, 1320 raste të reja, 457 të shëruar
Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit, nga 4174 testime të bëra ka regjistruar numrim më të lartë të viktimave si pasoj e komplikimeve nga kovid 19 kanë humbur jetën 50 persona.
Janë evidentuar 1320 raste të reja të të infektuarve, ndërsa janë shëruar 457 pacientë. Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 580 raste i pasuar nga Manastiri me 113, Kumanova 75, Prilepi 59, Velesi 50
dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve.
Betejën me covid 19 e kanë humbur 50 pacientë, prej të cilëve nëntëmbëdhejtë pacientë nga Shkupi, katër nga Kërçova, nga tre pacientë në Kumanovë, Manastir dhe Shtip, nga dy pacient në Prilep, Veles, Strumicë, Koçan, Kriva Pallankë dhe nga një pacient në Tewtovë, Gostivar, Kavadar, Ohër, Strugë, Negotinë dhe Resnjë.
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 132.740 prej tyre janë shëruar 108.197 kanë humbur jetën 3.860 dhe numri i rasteve aktive shënon 20.683.
