ARM shënoi ditë e brigadës së parë këmbësorike
Me nderime shtetrërore, Armata e RMV-së shënoi ditën e themelimit....

Me nderime shtetrërore, Armata e RMV-së shënoi ditën e themelimit të brigadës së parë të këmbësorisë. Në kohën e pandemisë kjo brigadë është ballafaquar me shumë sfida, por më shumë vështirësi ka hasur në ruajten e kufijve shtetëror, thonë nëpunësit e lartë të brigadës.
“Ne duhet patjetër të vazhdojmë së funksionuari dhe të jemi operativ sepse ne jemi shtylla që ndriçon siguri, stabiletet dhe paqe tek qytetarët tanë… Përfaqësues të brigadës, jini të durueshëm, të përmbajtur dhe zot të profesionit tuaj, që në këtë periudhë të rëndë të bëjmë gjithçka që është në mundësitë tona” – u shpreh Besnik Emini, Komandat i brigadës.
“Që sot vazhdojmë me ndihmën në MPB në ballafaqimin me krizën me migrantët në pjesën jugore dhe veriore të kufirit. Vazhdojmë me përkrahjen tone në ministritë qeveritare ne menaxhimin me krizën e pandemisë si dhe me procest transformuese” – deklaroi Gjeneral – Nënkolonel, Vasko Gjurqinovski.
Nëse armata është një trup ju jeni zemra e atij organizmi tha ministrja Radmilla Sheqerinska. Çdo respket nga numri një i mbrotjes për ata që ruajnë kufijt e shtetit.
“Vetëm në vitin e kaluar kemi parandaluar 1400 tentime për të kaluar kufirin ilegalisht. Për këtë arsye, qeveria sërish solli vendim me të cilën shpallet gjendje krize në kufirn e jugut dhe veriut. Jo për tjetër, por që ju të dëshmoni aftësitë tuaja, të vazhdoni me punën e shkëlqyer dhe ne të mund të jetojmë pa brenga për atë se çka ndodh në kufijt ehde rreth kufijve tanë” – theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.
Sheqerinska potencoi se brigada këmbësorike me profesionalizmin e saj ka pasur rolin e vet të rëndësishëm në anëtarsimin e shtetit në NATO. (Nermin Mulaki – Fejullahu, TVM2)
