Kuvend, shtyhet regjistrimi dhe zgjedhjet lokale

02.04.2021 21:41

Me 95 vota për, 12 kundër dhe asnjë të përmbajtur.....

Me 95 vota për, 12 kundër dhe asnjë të përmbajtur si dhe duke plotësuar parimin e Badenterit, Kuvendi miratoi vendimin për ndryshimin e ligjit për regjistrim dhe të njejtin e shtyu për në shtator.  

Poashtu me shumicë votash dhe duke respektuar parimin e Badenterit  u miratuan edhe ndryshimet në Kodin  Zgjedhor të cilat parashohin që zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën  e dytë të tetorit.

“Konstatoj se Kuvendi e miratoi Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për regjistrim të popullsisë ekonomive familjare dhe banesave në RMV për vitin 2021. Konstatoj se kuvendi e miratoi ligjin për ndyrshimin ehd eplotësimin e Kodit Zgjedhor” – tha Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Paraprakisht në Kuvend u zhvillua debat i ashpër për shtyerjen e regjistrimit me ç’rast opozita shqiptare u shpreh kundër shtyerjes së regjstrimit, ndërsa BDI, LSDM mbështetën shtyerjen e regjistrimit për popullatën rezidente, ndërsa thanë se regjstrimi i diasporës do të vazhdojë. 

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës prej vitit 2007 deri në vitin 2018 një periudhë 12 vjeçare prej gjithsej 85 komuanve në RMV, në 42 prej tyre kemi rënie të numrit të popullsisë pra le të gjykojnë shqiptarët dhe diaspora ashqiptare se pse kemi këtë marrëveshje të liderëve maqedonas, që faktikisht po bëhet edhe me aminin e BDI së. Unë jam kundër të shtyhet regjistrimi sepse ne e meritojmë të shohim numrin tonë” – tha Artina Qazimi nga ASH-AA.

“Duke u nisur nga katrahaura e fundit tremujore që e kanë krijuar dy udhëheqësit tuaj që asnjëherë nuk dalim veç e veç se nuk e besojnë njëri tjetrin dhe japin deklarata kontradiktore njëri me tjetrin, e kuptoj se në çfarë vështirsie mund të jeni gjatë këyre situatave. E kemi theksuar disa herë se nëse ka prolongim të afateve për regjistrim, nuk ndyshon ligji, nuk ndryshon metodologjia dhe nuk ndryshon qëllimi për regjistrimin e gjithë popullatës në RMV” – u shpreh Bajram Kadrija nga BDI.

“Më vjen keq që po e ndani popullin, qytetarët e këtij shteti në shqiptar, maqedonas, turk, boshnjak. Të gjithë jemi qytetar të këtij shteti. Ne vetëm e prolongojmë periudhën ku do të mundet çdonjëri që është në Diasporë të regjstrohet, ku nuk ka vetëm shqiptar por ka edhe shumë qytetarë që kanë shkuar në Diasporë dhe ju lutem mos e veni politikën atje ku nuk ka vend për të njejtën” – tha Snezhana Kalevska Vançeva nga LSDM.

Ndërkohë edhe VMRO DPMNE mbështeti shtyerjen e regjstrimit dhe u shpreh e habitur nga e Majta që nuk ndërhyu me asnjë amendament në ligjin për regjstrim.

“E Majta nuk kishte amendamente në ligjin bazë dhe iu bashkangjitët amendamenteev tona. Tani shoh një paraqitje euforike dhe duhet të pranoni dhe të falënderoni VMRO DPMNE-në dhe qytetarët që dolën dhe dhanë 100 mijë nënshkrime dhe kështu e vumë pushtetin të mendojë se ky proces nuk mund të kalojë në periudhë të përhapjes massive të virusit.” – deklaroi Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.

Deputet miratuan edhe një serë ligjesh që ishin të bllokuar periudhën e kaluar. (Flutura Latifi, TVM2)