Maqedoni

LSDM: Masat ekonomike dhanë rezultatet e duhura

04.04.2021 14:15

Me zbatimin e masave ekonomike të cilat i miratoi qeveria e udhëhequr nga LSDM...

Me zbatimin e masave ekonomike të cilat i miratoi qeveria e udhëhequr nga LSDM, u ndihmuan mijëra kompani dhe u shpëtuan mijëra vende pune, thonë nga partia në pushtet.
 
Sipas tyre, masat anti-krizë kanë dhënë rezultatet e duhura, pasi është ngadalësuar rënia e aktivitetit ekonomik, shkalla e papunësisë dhe është stimuluar rritja e konsumit të brendshëm.  
 
"Katër pakot e masave anti-krizë kanë kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në zbutjen e pasojave sa i përket shkallës së papunësisë. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, shkalla e papunësisë u rrit nga 16.2% në 16.7%, ndërsa në tremujorët e tretë dhe të katërt u ul gradualisht në 16.5% dhe 16.1%, duke sjellë normën mesatare të papunësisë në vitin 2020 pas çka shkalla mesatare e papunësisë për vitin 2020 është16.4%. Lidhur me pagën mesatare mujore neto në vitin 2020, u regjistrua rritje prej 7.8%", u shpreh Bogdana Kuzeska nga LSDM. 
 
VMRO-DPMNE, Zaev: Shpenzon pa kontroll, kur vendi është në krizë 
 
Por nga VMRO-DPMNE akuzojnë pushtetin se po harxhon mjete për nevoja personale dhe me këtë po rëndon ekonominë e shtetin. Këtë sipas tyre e vërteton fakti se Zaev dhe Filipçe shëtisin me helikopter, në kohën kur shteti është zhyur thellë në borxhe. 
 
“Është logjike të përdorësh një makinë kur udhëton në një destinacion të caktuar, por Zoran Zaev përdor një helikopter, në një vend ku borxhi aktualisht do të kalojë 2 miliardë me eurobondin e ri që ata do të marrin për ta shpenzuar vetëm për dy vjet dhe të cilat mjete nuk e dijmë se ku shkojnë, në një vend në të cilin shkalla e vdekshmërisë është për fat të keq ndër më të lartat, dhe numri i të vaksinuarve është ndër më të ultët”, theksoi Aleksansar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
 
Nga VMRO apelojnë që sa më parë vendi të punojë në hapjen e kufijve me vendet fqinje dhe të rrit aktivitetin ekonomik. 
 
ERSAN PAJAZITI