Maqedoni
MASh: Nuk do të mbyllen shkollat për shkak të covid 19
04.04.2021 14:41
Pavarsisht se shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID 19 janë alarmante...

Pavarsisht se shifrat e të infektuarve dhe viktimave nga COVID 19 janë alarmante, procesi edukativo arsimorë do të vazhdojë pa ndërprerje dhe nuk ka plane për mbyllje të shkollave sepse numri I mësimdhënësve dhe nxënësve të infektuar është I ulët.
"Gjendja arsim me virusin korona është stabile dhe unë me përgjegjësi të plotë qëndroj pas kësaj sepse 3 dhetori ishtë pika kulminante dhe pjesa e parë e këtij muaji. Atëhër kemi pasur 168 arsimtarë të infektuar dhe 88 nxënës. Ndërsa me të dhënat e tanishme kemi vetëm 62 nxënës në të gjithë territorin e vendit dhe 98 mësimdhënësve që do të thotë se jemi shumë larg nga pika kulminante që e kishim ne dhjetor. Kjo shifër është më pak se 1% nga numri I përgjithshëm I arsimtarëve dhe 0.06% nga numri I nxënësve", theksoi ministrja e arsimit dhe shkencës, Mila Carovska.
Carovska thotë se më me rëndësi është shëndeti mental i arsimtarëve, shëndeti mental i nxënësve dhe lidhja e tyre, të cilën duhet ta kenë në vazhdimësi gjatë vitit shkollor.
FARIJE DAUTI BAKIU
