Maqedoni
Covid 19: Vazhdojnë përplasjet mes VMRO- së dhe LSDM-së
04.04.2021 15:07
Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me menaxhimin...

Vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së lidhur me menaxhimin dhe ballafaqimin me pandeminë e krijuar nga COVID 19. Nga VMRO-DPMNE ,theksojnë se me Filipçen në krye të Ministrisë së shëndetësisë varrezat janë mbushur, ndërsa parqet janë të zbazëta.
Për dy ditë kemi 100 të vdekur nga COVID-19 dhe se Maqedonia vuan sikur të ishte në luftë ndërsa pushteti ka dështuar dhe nuk arrin të blejë vaksina, prandaj varrezat mbushen çdo ditë.
Nënkryetari i kësaj partije ,Aleksandar Nikollovski,thekson nevojën për vaksinimin e kuadrit mësimorë ,me qëllim që në shtatorë të fillojë të zhvillohet mësimi në kushte normale.
"Mesiguri se edhe nga shtatori nuk do të happen shkollat.Do të kemi vitin e tretë ku plotësisht apo pjesërisht fëmijët nuk shkojnë në shkollë dhe mësimin e ndjekin nga shtëpia.Bëjmë thirrje dhe apel që menjëherë të sigurohen vaksina për kuadrin mësimorë me qëllim të mund të vaksionohen arsimtarët e profesorët dhe të mund nga shtatori të happen shkollat", u shpreh Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.
Ndërkohë,nga LSDM theksojnë se është VMRO-DPMNE ajo që qëndron anash,nuk ndihmonë por vetëm se e vështirëson luftën kundër pandemisë ,në dëm të shëndetit të qytetarëve.
“Thanë madje se pandemia nuk ekziston, se ajo është një alibi për shtyerjen e zgjedhjeve. Gjatë gjithë kohës shpërndanë gjëra të pavërteta. Hristijan Mickoeki gënjente se nuk ka teste, se nuk ka pajisje mbrojtëse për punonjësit shëndetësorë, derisa shkelte masat, shëtiteshte nëpër kafene dhe salla fitnesi. Velo Markovski i tij madje thoshte se virusi nuk ekziston, se maskat janë të panevojshme, se duhet të krijohet imunitet kolektiv”, theksojnë nga LSDM.
Përderisa vazhdojnë përplasjet mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së,në vend arrin afër 4000,numri i viktimave nga COVID 19 dhe me më shumë se 130 mijë qytetarë të prekur nga virusi deri më tani.
Nga Ministria e shëndetësisë kanë njoftuar se procesi I vaksinimit masovik në vend do të fillojë nga dita e hënë,ku pritet që brenda 1 dite në vned të vaksionohen rreth 4000 persona.
FLORIE BELULI KAMBERI
