Maqedoni

Kursi Motivi prezenton vizatimet e nxënësve, fëmijët shprehin talentin dhe ëndërrat e tyre

04.04.2021 15:33

Nxënësit të shkollave fillore në kursin Motivi sot kan prezentuar vizatimet e tyre...

Nxënësit të shkollave fillore në kursin Motivi sot kan prezentuar vizatimet e tyre, ku kanë shfaqur idet, mendimet dhe dashurin e tyre përmes artit. Edhe pse në moshë janë të vegjël por ënderat e tyre janë të mëdha andaj kursi motiv është vendi ku u jep fëmijëve shansin për të shprehur talentet tyre.  
 
"Nga jasht kjo ekspozitë mund të duket dicka shumë e vogël mirpo për ne si mësueset e kursit është një hap shumë i vacant i cili do të na shtoj më tëper dashuri, vullnetin për të qenë aty për fëmijët dhe nxënësit tanë duke realizuar ëndërat e tyre", u shpreh mësuesja e kursit Motivi, Suhejla Ademi.
 
Pronari i kursit Motivi Ismet Abazi gjat prezntimit të vizatime tha se populli ynë gjithmon është njohur me dashuri të madhe për vendin e tyre dhe shpërndarje të gjërave.
 
"Un kisha dëshir të bëja dicka për vendin dhe popullin tim. Në vendin ku jam lindur, në lagjen time nuk kemi pasur kushte të tilla, por kemi pasur dashuri të madhe. Në Kanada dhe botën perendimore nuk flasin për shpërndarje të gjërave si këtu. Ne shpërndajmë veshmbathje, shprndajme dashuri", theksoi pronari i kursit Motivi, Ismet Abazi. 
 
Në ekspozidën e sotshmë i pranishëm ishtë edhe kryetari i komunës Visar Ganiu I cili tha se  Kursi Motiv është një staf i kulafikuar për të bërë nxënës më të sukseshëm.
 
"Kjo shoqat mendoj që është në kohën e duhur, në hapsirën e duhur dhe me të vërtet do të kontribon shum në këtë drejtim. Jam i bindur dhe më gëzon edhe një fakt tjetër se përshkak se për të punuar, apo për të edukuar fëmije të moshës së filloristëve me të vertet na duhet një staf i kualifikuar", u shpreh kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
Janë realizuar 35 vizatime nga 21 nxënës të gup moshës prej 10 deri 13 vjeçare. 
 
SEDAT SELIMI