Maqedoni

Besimtarët kаtolik festojnë Pashkët, Stojanov: Lutem e keqja të largohet përgjithmonë

04.04.2021 16:26

Festën e Pashkëve besimtarëve katolik në vend ua uroi Ipeshkvi I Shkupit Kiro Stojanov...

Me rastin e kësaj feste ai u lut që e keqja të largohet përgjithmonë nga mesi ynë. 
 
"Me lindjen dhe ringjalljen e Krishtit e keqja është larguar përgjithmonë, janë thyer  prangat e botës nëntokësore dhe jemi çliruar nga robëria e mëkateve dhe vdekjes si fëmijë të lirë të  Zotit. Tani vdekja më  nuk na frigon dhe nuk na dëshpëron ,sepse Zoti na ka thirrë në jetë dhe ai poashtu një ditë do ti  bashkojë trupat tanë rreth fuqisë së  tij. Ai është Jezus që nuk ka nga çka të frigohet sepse vetë Jezu Krishti na thotë mos u frigoni", u shpreh Ipeshkvi i Shkupit, Kiro Stojanov. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI