Imunizimi masiv fillon të hënën, në Boris Trakjovski parapërgaditjet e fundit
Në Sallën Boris Trajkovski po bëhen parapërgaditjet e fundit për imunizimin masiv që duhet të fillojë të hënën...

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se në arenën A1 po bëhet dezinfektim I të gjitha pikave të vaksinimit të cilat do të shfrytëzohen.
Me vaksinën ruse Sputnik, planifikohet të imunizohen pjesatrët e policisë , ushtrisë , punonjësit në media dhe në çerdhe. Sipas kompetentëve në të ardhmen nëse ka nevojë do të bëhet rivaksinimi I personave që janë vakasinuar në shtete të huaja. Gjatë ditës së shtunë u bë edhe prezentimi se si do të vijon vaksinimi dhe si do të koordinohet i tërë procesi.
Ekip prej 20 infermiereve dhe 5 mjekëve do të punojë me ndërrime.
Poashtu do të angazhohen edhe puntorë nga Ministria e Shëndetësisë , entet shëndetësore dhe Instituti për shëndet publik.Imunizimi do të realizohet edhe gjatë vikendit, ndërsa imunizimi ka filluar për personat mbi 77 vjeç me vaksinën Astrazeneka.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
