Maqedoni

Aeroporti i Shkupit: Rikthehen linjat e ndërprera

04.04.2021 17:18

Me orarin veror të fluturimeve rikthehen shumica e linjave ajrore që ishin ndërprerë në vitin 2020...

Me orarin veror të fluturimeve rikthehen shumica e linjave ajrore që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit në Shkup. Bëhet fjalë për një numër të madhe të linjave të aviokompanisë Vizer, si dhe rutës Shkup-Varshavë të aviokompanisë polake LOT.

Janë paralajmëruar edhe fluturime çarter nga Shkupi deri në Antali të Turqisë për periudhën nga maji deri në tetor nga pesë aviokompani. Paralajmërimet e këtilla pritet të rrisin numrin e udhëtarëve, që, si edhe vitin e kaluar pas fillimit të pandemisë, ashtu edhe në dy muajt e parë të këtij viti shënon rënie prej 70 për qind raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, zhvillimi i mëtejshëm i komunikacionit ajror do të varet nga vendimet e qeverive në lidhje me pandeminë e kovidit. Tani, në orarin veror të fluturimeve, që fillon nga fundi i marsit deri në fund të tetorit, do të kemi edhe një aviokompani, e kjo është LOT-i polak.

Ata paralajmëruan se gjithsej 41 destinacione të rregullta, gjë që, sipas TAV-it, do të thotë se tani janë duke u kthyer shumica e linjave që ishin ndërprerë në vitin 2020 me mbylljen e aeroportit.

Krahas linjave/destinacioneve të rregullta ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, pesë aviokompani të ndryshme kanë paralajmëruar fluturime çarter nga Shkupi deri në Antalia në Turqi, duke filluar nga maji deri në tetor. Këto janë Turkish erlajns, Pegasus erlajns, Korendon erlajns, San Ekspres dhe Fribërd Airlains.

Megjithatë, bëjnë të ditur nga TAV Maqedonia, për shkak të mjedisit tejet të pasigurt të biznesit në avioindustrinë, që është rezultat i ndryshimeve të shpejta në politikat e vendeve të ndryshme për hyrje në në territorin e tyre, e që bëhen për shkak të Kovid-19, presim ndryshime të mundshme në frekuencat e fluturimit të destinacioneve të paralajmëruara, si dhe anulime të mundshme të disa prej destinacioneve të paralajmëruara nga Aeroporti i Shkupit, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar.

FLUTURA LATIFI TOPOJANI