Maqedoni

Covid 19: 35 viktima, 734 raste të reja, 621 të shëruar

04.04.2021 17:44

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3246 testime të bëra ka regjistruar 734 raste të reja të të infektuarve...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3246 testime të bëra ka regjistruar 734 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 35  persona, ndërsa janë shëruar 621 pacientë.
 
Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 313 raste i pasuar nga Manastiri me 75, Kumanova 46, Prilepi 38, Tetova 36, Velesi 34, Gostivari 26, Ohri 24 dhe qytetet e tjera me numër më të ulët të të infektuarve. 
 
Betejën me covid 19 e kanë humbur 35 pacientë, prej të cilëve dymbëdhjetë pacientë nga Shkupi, gjashtë nga Manastiri, katër nga Ohri, nga dy pacientë në Gjevgjeli, Kumanovë, Demir Kapi dhe Kërçovë, dhe nga një pacient në Gostivar, Koçan, Vinicë, Veles dhe Radovish.
 
Ndërkohë, numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 134.867, prej tyre  janë shëruar109.297 kanë humbur jetën 3.940, dhe numri i rasteve aktive shënon 21.630. 
 
FLUTURA LATIFI TOPOJANI