Botë

Zgjedhjet parlamentare në Bullgari

04.04.2021 18:07

Bullgaria zhvillon zgjedhje parlamentare...

Përmes makinave  speciale për votim dhe nën protokolle të rrepta shëndetësore, popullata e fqiut lindor voton për 240 ulëse në parlament ku në garrë janë 6896 kandidatë nga 30 partti koalicionesh.
 
"Pati probleme me dhjetëra makina gjatë instalimit por më vonë të gjitha makinat u rregulluan në të gjitha komunat", u shpreh zëdhënësja e KShZ-së në Sofje, Tanja Caneva.
 
Kryeministri Borisov sërish ka krituar kryetarin bullgar Radev se zgjedhjet duhej të mbaheshin një javë më vonë, me qëllim që të shiheshin rezultat me situatën me pandeminë. Ndërkohë, kryetari Radev me qëndrim se zgjedhjet duhet të organizoheshin edhe më herët.
 
"Le të votojnë njerëzit kënd të duan. Kjo është kjo. Jemi duke e kaluar valën e tretë. Kemi gjysëm million të vaksinuar dhe për një javë do të jemi në formë më të mirë duke iu falenderuar të gjithëve që u përfshinë në zgjedhje. Zgjedhjer do të jenë fer dhe transparente", theksoi kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov. 
 
"Të votojmë të gjithë që të kemi përfaqësues dhe parlament dinjitoz. Falenderojë të gjithë ata që u angazhuan  në këtë kohë të rëndë", u shpreh kryetari i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Për lideren e partisë socialiste bullgare zgjedhjet janë moment i duhur për Sofjen.
 
"Ky është moment vendimmarrës për Bullgarinë. Mos lejoni askënd t'ua caktojë të ardhmen e fëmijëve tuaj", theksoi kryetarja e partisë socialiste bullgare Kornelija Ninova.
 
Për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të të infektuarve, është e vështirë të dihet se sa qytetarë kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim.
 
Bullgaria llogarit se këto zgjedhje kanë qenë më me shumë shpenzime dhe kanë kosto prej 75 milion euro. Sipas sondazheve prin  partia në pushtet e kryemistrit Borisov me 24% të votave.
 
Për qeverinë në Maqedoni zgjedhjet në fqiun lindor janë të rëndësishme për shkak se pritet të ulen retorikat për vendin tonë si dhe të krijohjet qasje më racionale nga pala bullgare në raport me kontestet e hapura.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU