Botë

Refugjatët sirian filluan grevë urie para Parlamentit grek

24.11.2014 21:17

Rreth 150 refugjatë sirian sot filluan grevë urie para Parlamentit grek, me kërkesë që Qeveria e Greqisë t'u japë leje për qëndrim kohor dhe t'u sigurojë punë...

Greva e urisë e paraqet kulminacionin e protestave të përditshme të refugjatëve sirian në sheshin athinas Sintagma, që filloi javën e kaluar. Refugjatët ankohen se janë të detyruar të paguajnë mëditje të larta për banesat me kushte mizore në të cilat qëndrojnë ilegalisht.
 
Grevuesit me uri paralajmëruan se gjatë grevës do të konsumojnë vetëm sheqer.
 
Greqia u bë pika kryesore tranzite për hyrje në BE të imigrantëve dhe refugjatëve nga Lindja e Afërt, të cilët me anije të vogla dhe varka mundohen të hyjnë  në vend  nga Turqia fqinje./MIA