Maqedoni

LSDM: Ndryshimet në kodin zgjedhor, do të gjejmë zgjidhje me konsensus

04.04.2021 18:30

LSDM përdshëndet faktin që përmes dialogut do të zgjidhen çështje të interesit të madh...

LSDM përdshëndet faktin që përmes dialogut do të zgjidhen çështje të interesit të madh, siç është edhe kodi zgjedhor, për të cilën dy krerët e parive më të mëdha Zaev dhe Mickovski u dakorduan se do të angazhohen për gjetjen e një zgjidhjeje të prëbashkët. 
 
Nga partia në pushtet infomojnë se bisedimet për ndryshime në kodin zgjedhor do të zhvillohen në Kuvend gjatë periudhës së ardhshme.
 
“Ndryshimet në kodin zgjedhor janë pjesë e marrëveshjes të cilën e arritën dy liderët, përkatësisht dy krerët e partive politike, kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i VMRO-së Hristijann Mickovski. Gjithsesi se kjo është një nga dy pikat për të cilat është thënë se do të vazhdojnë bisedimet edhe më tej deri sa të arrihet marrëveshje, dhe ajo do të bëhet nëpërmjet grupeve parlamentare në Kuvend, gjithsei deri sa të arrihet marrëveshja e cila do të jetë e pranuar nga të gjithë”, u shpreh Bogdana Kuzeska nga LSDM.