Botë
Kosovë, raundi i katërt për presidentin
04.04.2021 18:47
Gjatë procesit të votimit morën pjesë 82 deputetë, prej tyre 69 votuan për Vjosa Osmanin...
Gjatë procesit të votimit morën pjesë 82 deputetë, prej tyre 69 votuan për Vjosa Osmanin, ndërkohë që 12 fletëvotimi ishin të pavlefshme.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka bërë të ditur se do të vazhdojë me raundin e dytë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.
“Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërsa Nasuf Bejta asnjë votë, dhe 12 fletëvotime ishin të pavlefshme në tentimin e tretë të raundit të parë, andaj zgjedhja e presidentit do të tentohet të bëhet në raundin e dytë”, tha Konjufca.
Në këto momente po numërohen votat për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Në raundin e dytë të ditës së dytë të seancës morrën pjesë 82 deputetë.
