Botë

Kosovë: nëntë viktima dhe 680 raste me covid-19

04.04.2021 19:10

Në Kosovë të dielën janë regjistruar edhe 9 viktima nga koronavirusi i ri...

Në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 9 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
 
Janë testuar 4.086 mostra të dyshimta dhe nga analizat laboratorike, pozitivë në koronavirus kanë dalë edhe 680 persona.
 
Të shëruar janë regjistruar edhe 465 pacientë ndërsa raste aktive janë 14.307.