Botë

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri, 348 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

04.04.2021 19:26

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 viktima dhe 348 raste të reja...

Në Shqipëri në 24 orët e fundit  janë regjistruar 9 viktima dhe 348 raste të reja.
 
Janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë.
 
Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.
 
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me covid 19.