Botë
Mesazhi i Papës për Pashkët, Françesku: Ndihmoni vendet e varfëra me vaksina
04.04.2021 19:38
Besimtarët katolik në botë po festojnë “Pashkët”...

Për të dytin vit radhazi, festa e Pashkës nuk është festuar në mënyrën tradicionale për shkak të kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në sheshin Shen Pjeter në Vatikan, mesha e shenjtë është mbajtur sipas masave anti-Covid dhe me pjesëmarrje të vogel të besimtarëve. Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku, në mesazhin e tij u bëri thirrje vendeve të shpejtojnë shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19, veçanërisht për njerëzit e varfër në botë.
"Në kohë të errësisrës kur njerëzimi po përballet me pandeminë, dhe probleme tjera krishterët duhet në zemrat e tyre të marrin mesazhin e Pashkëve nga engjujt që të mos frigohen. Një nga mesazhet e Pashkëve është se gjthçka mund të fillojë nga e para. Edhe nga rrënojat Zoti ka krijaur diçka të re. Nga rrënojat e zemrave tona Zoti mund të krijojë vepra artistike, Zoti mund të krijojë histori të re", u shpreh lreu i Kishës Katolike, Papa Françesku.
FLUTURA LATIFI TOPOJANI
