Botë
Kuvendi i Kosovës, Osmani zgjidhet presidente e Kosovës
04.04.2021 19:49
Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës. Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme...

Vjosa Osmani zgjidhet Presidente e Kosovës. Ajo ka fituar 71 vota, 11 sish kanë qenë të pavlefshme, ndërkaq kundërkandidati i saj nuk ka marrë asnjë votë.
Dy partitë opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja, e kanë bojkotuar zgjidhjen e Vjosa Osmanit presidente.
Rruga për zgjidhjen e shefes së shtetit u hap nga LDK-ja e cila vendosi që të rrijë në sallë dhe t’ia bëjë kuorumin.
