Vrasje e trefishtë në Zletovë

25.11.2014 10:29

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në mëngjes në Zletovë në afërsi të Probishtipit. Janë vrarë dy burra dhe një grua.......

Vrasësi është një burrë 40-vjeçar, i cili pas vrasjes është arratisur. Policia është në kërkim të tij.

Zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova deklaroi se për momentin po bëhet ekspertizë nga ana e prokurorit themelor publik dhe ekipeve të SPB Shtip.

Më shumë detaje policia paralajmëron gjatë ditës.