Maqedoni
Parashikimi i motit
05.04.2021 09:00
Vendi ynë sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare....

Vendi ynë sot do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 11 deri 17 gradë, kumtoi DPHM.
Në Shkup moti do të jetë me diell, me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të bie deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë.
Valë e re e lagështisë pritet të martën kah fundi i ditës, gjatë natës dhe të mërkurën, kur do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në malet, veçanërisht në pjesët veriore – me reshje të borës.
Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë veriore e përforcuar, ndërsa nga e enjtja dhe në ditët në vijim do të ketë stabilizim të motit me temperatura të mëngjesit të cilat në disa vende do të jenë negative. Temperaturat e ditës do të jenë në rritje graduale.
