Botë
Timori Lindor dhe Indonezi, përmbytje të mëdha, shënohen 71 viktima
05.04.2021 09:25
Të paktën 71 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut...

Të paktën 71 njerëz kanë humbur jetën pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin Lindor gjatë ditës së diel.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë në vendet fqinje të Azisë Juglindore, derisa digat e tej-mbushura me ujë zhytën mijëra shtëpi. Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore e deri te Timori Lindor.
Më shumë se 40 njerëz janë ende të zhdukur në Indonezi, dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet më tej.
“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe do të ndryshojë, derisa rreth 42 persona janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Zbutjen e Katastrofave, Raditya Djati.
