Maqedoni
Janë caktuar termine për 3.000 qytetarë, filloi imunizimi masiv i popullsisë me “Sputnik V”
05.04.2021 10:03
Sot zyrtarisht filloi imunizimi masiv i popullatës në vendin tonë me vaksinën ruse Sputnik...

Sot zyrtarisht filloi imunizimi masiv i popullatës në vendin tonë me vaksinën ruse Sputnik. Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe imunizimi ka filluar me vaksinimin e pjesetareve te policisë , ushtrisë , punonjësit në media dhe në çerdhe. Në të ardhmen nëse ka nevojë do të bëhet rivaksinimi i personave që janë vakasinuar në shtete të huaja.
Pritet që mesatarisht çdo ditë do të vaksinohen 4 mijë qytetarë, ndërsa së shpejti numri do të arrijë në 7 mijë. Sipas kompetentëve në të ardhmen nëse ka nevojë do të bëhet rivaksinimi I personave që janë vakasinuar në shtete të huaja. Dite me parë u bë edhe prezentimi se si do të vijon vaksinimi dhe si do të koordinohet i tërë procesi. Ekip prej 20 infermiereve dhe 5 mjekëve do të punojë me ndërrime. Poashtu do të angazhohen edhe puntorë nga Ministria e Shëndetësisë , entet shëndetësore dhe Instituti për shëndet publik.Imunizimi do të realizohet edhe gjatë vikendit, ndërsa imunizimi ka filluar për personat mbi 77 vjeç me vaksinën Astrazeneka.
