Maqedoni
Gjykata Penale, fjalët përfundimtare në gjykimin “Thesari”
05.04.2021 10:48
Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Thesari”...

Me fjalë përfundimtare të mbrojtjes sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Thesari”, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë e Britanisë së Madhe.
Në rastin “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski. Të tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.
Në fjalën përfundimtare, Prokuroria, tha se në vend që MPB të bëjë furnizim direkt të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së nga firma GAMA nga Britania e Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata kishin dakorduar furnizimi të bëhet përmes një firme tjetër – ndërmjetësues Finzi SHPKNJP Shkup me çka kanë arritur të keqpërdornin mjetet nga Buxheti i shtetit. Të akuzuarit, sipas Prokurorisë, veprat i kishin bërë nga karakteri përfitues dhe i propozoi Gjykatës që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale për të cilat ngarkohen, si dhe ta zbatojë institutin konfiskim të pronës.
